TUCOVIQ DIMITRIJE
✤ (1881-1914). Socialdeniokrat internacionalist serb, autor i librit «Serbia e Shqipëria» (1914) ku denoncon rne forcë politikën antishqiptare të borgjezisë serbe. Ai sjell dëshmi të drejtpërdrejta të barbarizmave ,të ushtrisë sei’be në kurriz të popullsisë shqiptare në tokat e pushtuara prej saj në Shqipërinë Veriore e Lindore gjatë viteve 1912-1913.
Në veprën e tij D. T. i bën një lëshim tezës së «Serbisë së Vjetërx duke vënë kështu në dyshim autoktoninë e popullsisë shqiptare të Kosovës. Megjithatë D. T. nuk i njeh «të drejtat historike» si argument për pretendimet territoriale të borgjezisë serbe dhe për t’u hequr shqiptarëve të drejtën për të jetuar të lirë në trojet e banuara prej tyre e për të pasur shtetin e vet kombëtar.
(A. Pu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tucoviq Dimitrije
[cite]