TUFI VULLKANIK


TUFI VULLKANIK
✤ Shkëmb i formuar nga ngjeshja dhe çimentimi natyror i grimcave të pluhurit e hirit, të shpërthimeve të vullkaneve dhe oë kanë rënë në tokë ose në një pellg detar. Në disa raste grimcat e ngurta dhe gazet formojnë një përzierje të turbullt që derdhet shpateve të vullkanit si lavë, duke shkaktuar shkrirjen e pjesshme deri të plotë të copave të hedhura nga -villkani dhe formimin e ignimbriteve (tuf i shkrir€). Ignimbrite janë formuar gjatë veprimtarisë millkanike paleozoike në Shqipëri, në Zonën e Korabit, kryesisht në krahinën e Shishtavecit. Xë Shqipëri gjenden gjithashtu të gjitha llojet e 7. V. me përbërje bazike deri acide, që janë formuar si pasojë e vullkanizmit paleozoik e atij nesozoik. Në disa raste, në flishin dhe në moLasën, madje edhe në depozitimet kuaternare si ~ë rrethin e Tiranës, të Elbasanit, të Gramshit erj., ndeshen T.V. të formuara nga rënia e hirit gjatë veprimtarive vullkanike të reja në trevat fepnje.

T. V. janë xeherormbajtëse për bakër, pohmetale etj. T. V. hinor si i Dumresë (Elbasan), Domnit (Shkodër) etj, mund të përdoret si lëndë e narë për prodhimin e cimentos nucolanike.

(I.Tu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tufi Vullkanik


[cite]