TULLAT E TJEGULLAT


TULLAT E TJEGULLAT
✤ Copa prej deltine të mbrujtur e të pjekur me trajta dhe përmasa të caktuara që përdoren në ndërtim. Për vetitë shumë të mira që kanë T. e T. janë ndër lëndë ndërtimi që përdoren prej lashtësisë e deri në ditët tona. Prodhimi dhe përdorimi i tyre dëshmohet kudo në Shqipëri nga gërmimet arkeologjike.

Deri para Çlirimit T. e T. prodhoheshin në mënyrë zejtare gjatë stinës së verës dhe përdorimi i tyre në ndërtimet ishte i kufizuar. Në pjesën më të madhe të vendit bëheshin ndërtime me gurë, qerpiç etj. dhe mbuloheshin me rrasa guri etj.

Pas Çlirimit, u zhvillua Ind. e T. e T. me ieknikë të përparuar. Sot në vend prodhohen lloje të shumta T. e T. që përballojnë nevojat për ndërtimin e muraturave mbajtëse dhe mbulesave të çative, mureve ndarëse, mbulesave të ndërkateve etj. Prodhohen edhe lloje të shumta tubash për kanalizime e për drenimin e tokave si dhe tulla të posaçme me birë për mbushjen e kafazëve, ballkoneve. Prodhohen gjithashtu tulla e pllaka me figura të ndryshme për veshjen e ndërtesave etj.

(Ll. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tullat E Tjegullat


[cite]