TUNXHI
✤ Lidhje metalike e bakrit me zink (10-15%), me ngjyrë nga trëndafili në të verdhë që mund të përmbajë edhe elemente të tjera si silicium, mangan, nikel, alumin etj., për përmirësimin e vetive metalike si të qëndrueshmërisë ndaj fërkimit, ndaj brejtjes etj.
Përdoret në prodhimin e makinave e aparaturave, në ind. kimike, në optikë etj. Prodhohet në vend në Uzinën e rafinimit e të përpunimit të bakrit në Rubik.
(N. Lo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tunxhi
[cite]