UJI I FTOHTË I VLORËS


UJI I FTOHTË I VLORËS
✤ Burime karstike bregdetare d’ne nëndetare në bregdetin L të gjirit të Vlorës, rreth 4-5 km në J të qytetit. Ushqehen kryesisht nga reshjet që bien në shpatin P të malit të Shashicës, të cilat pasi kalojnë në kanalet nëntokësore shpërthejnë në zonën Uji i Ftohtë-Jonufër.

Prurjet e burimit kryesor arrijnë deri 3 m3/sek. Temp. e ulët e ujërave të burimit (14-15°C) ndikon në zonën përreth, duke e ulur disa gradë temp. e ujit të detit. Ujërat të tipit karbonatik, me mineralizim e fortësi të vogël, shfrytëzohen për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Vlorës dhe për ujitje.

Zona rreth burimeve është një nga pikat turistike më të bukura të vendit, me hotele, shtëpi pushimi e lokale të tjera.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uji I Ftohtë I Vlorës


[cite]