ULËZA
✤ Qytet në rrethin e Matit (VP), në afërsi të HEC «Karl Marks». U. ishte pjesë e fshatit Sanxhak, i cili u përmbyt nga liqeni i HEC. Në vendbanimin e vjetër janë zbuluar tuma ilire. Më 11.1.1952 filloi ndërtimi i HEC të parë mbi l.Mat, që përfundoi më 11.1.1957. Gurin e parë e vendosi dhe shiritin e përurimit e preu sh.Enver Hoxha. Bashkë me veprën u ndërtua edhe qyteti i U. Në U. është qendra e Ndërmarrjes së rritjes dhe zënies së peshkut për ujërat e brendshme. Për disa vite ka funksionuar një shkollë e mesme për përgatitjen e specialistëve elektrikë. U. ka shkollë 8-vjeçare, kopësht, çerdhe, qendër shëndetësore, kinoklub, bibliotekë, librari, muze, rrjet të shërbimit tregtar e komunal. Pranë liqenit është një pikë turistike.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ulëza
[cite]