ULPIANA
✤ (Justiniana Secunda). Qytet i krahinës xlire të Dardanisë (shih). Rrënojat e tij janë zbuluar afër fshatit Graçanicë në rrethin e Pflshfinës (Kosovë). Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në aritë pjesë të mureve rrethuese, rrënojat e një bazilike dhe një lëndë arkeologjike të pasur. Në V të qytetit u gjet një varrezë me sarkofagë. Gjatë pushtimit romak në vendbanimin e lashtë dardan u vendosën qytetarë italikë dhe mori emrin U. Në shek. II e.r. u ngrit në rangun e një municipi. Si qendër e një krahine të pasur me xeherorë dhe si nvjë e rrugëve kryesore të Dardanisë, U. u bë në shek.III-IV qytet i irmdh. Pas tërmetit më 518 u rindërtua me mure të fuqishme dhe u zbukurua me ndërtesa të reja nga perandori Justinian, prandaj u quajt Justiniana e Dytë, për ta dalluar nga Justiniana e Parë. Qyteti vazhdoi deri në fund të kohës së vonë antike.

(S.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ulpiana


[cite]