UNGREJI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (L). Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat Sukaxhi, Kaluer dhe Frengën, popullsia gjithsej 2460 banorë. Është vendhanim i lashtë, në trojet e fisit ilir të pirustëve, ku janë gjetur vegla e objekte të epokës së bronzit dhe ka disa tuma ilire. Gjatë Luftës ANÇ këtej kaluan, në rrugën e tyre nëpër Mirditë, 5 heronjtë e Vigut në gusht 1944. U çlirua në fillim të nëntorit 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në nëntor 1966. U. është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave, rritja e bagëtive të imëta dhe e derrit. U. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare e komunale etj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ungreji
[cite]