URAKA
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (L), në L të fushës së Domosdovës, Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Përrenjasit (shih). Pranë fshatit ka qenë një stacion i rrugës «Egnatia» me emrin «Pons Servili». Në L të fshatit është një shpellë eremite me afreske (Monument kulture). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Në fillim të v.1944 u ngrit Këshilli NÇ, tre anëtarë të të cilit u pushkatuan nga nazistët gjermanë. Më 11 janar të vitit 1956 u ngrit koop. bujqësore e para në këtë rreth. Sot bën pjesë në KTL të Përrenjasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës. U. ka shkollë fillore, vatër kulture, muze historik, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uraka


[cite]