URAT E KUKËSIT


URAT E KUKËSIT
✤ Ura mbi Drinin e Zi dhembi Drinin e Bardhë, në afërsi të qytetit të rv_kësit, ndërtuar më 1978 me krijimin e liqenit te Fierzës. Ura mbi Drinin e Zi ka gjatësi 242,6 m, lartësi 58 m, gjerësi 7 m, dy këmbësore ahe 4 hapësira, ndërsa ajo mbi Drinin e Bardhë ka gjatësi 257.92 m, lartësi 58.0 m, gjerësi 7 m, dy këmbësore dhe 4 hapësira. Janë ndërtuar mbi themele betoni masiv, mbistrukturat janë pjesërisht trarë betonarmeje monolite të parapërgatitur. Karakteristike për këto ura janë lartësia dhe hapësirat e dritës të mëdha, kalimi i shtretërve të dy lumenjve pa kryer punime në lumë, ndërtimi i këmbëve me kallëpë metalikë, ndërtimi i mbistrukturave monolite me skeleri metalike mbështetëse e të varur dhe përdorimi gjatë ndërtimit i metodave të reja në realizimin e mbistrukturave dhe nënstrukturave, montimi i trarëve të parapërgatitur me peshë 45 tonë me vinç-urë të prodhuar në vend etj.

(Mi.D.—Sh.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Urat E Kukësit


[cite]