UREJA
✤ CO(NH2)2. Pleh kimik në trajtë kokrrizash, i cili prodhohet në uzinën e plehrave azotike «Gogo Nushi» Fier. Amoniaku dhe gazi karbonik të nevojshëm për sintezën prodhohen po aty. Produkti i mbaruar në trajtë kokrrizash me përmasa 0.5-1.5 mm përmban: N 46-46.2%, biuret 1-3%, lagështi 0.3%, hekur~b~ppm. Me prodhimin në vend të U. ështc^’ shtuar mjaft aftësia e prodhimit të plehrave të azotuara. Ka filluar përdorimi i U. edhe në të ushqyerit e kafshëve.
(Dh.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ureja
[cite]