UROLOGJIA
✤ Degë e kirurgjisë që merret me studimin, trajtimin e profilaksinë e sëmundjeve të veshkave, të rrugëve urinare dhe organeve gjenitale mashkullore. Në të kaluarën në Shqipëri janë bërë disa operacione për nxjerrjen e gurëve të veshkave nga disa kirurgë. Si degë e mjekësisë. U. filloi të zhvillohej pas Çlirimit.
Më 1960 një nga klinikat kimrgjikale të Fakultetit të Mjeksisë u profilizua për U. dhe më 1979 u kthye në klinikë të specializuar urologjike. Në rrethet kryesore tashmë janë ngritur reparte të U. Sot kryhen të gjitha Ilojet e ndërhyrjeve për gurë të veshkave dhe të rrugëve urinare, për sëmundjet e fshikëzës urinare, prostatës dhe uretrës, anomalive të ndryshme të lindura të veshkave dhe të rrugëve urinare, manipulime diagnostikuese dhe mjekuese transmetale për sëmundje të fshikës së urinës, prostatës, mitrës etj. Ndër mjekët që kanë dhënë ndihmesë në këtë fushë mund të përmenden Ferdinand Paparisto, Simon Çapeli, Veli Toto etj.
(Si.Ça.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Urologjia