VËRÇA
✤ Krahinë kodrinore e malore në anën L të rrethit të Gramshit, që zbret deri në luginën e Devollit. Pjesët më të larta shtrihen në L e JL (Valamara —2373 m, Lenia 2012 m, etj.) dhe janë të ndërtuara nga flishi, nga gëlqerorë e nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë, ndërsa në P. lugina e Devollit, e çarë në flish, është mbushur vende-vende nga depozitime lyshterore.

V. ka rrjet hidrografik shumë të dendur me disa përrenj që derdhen në Devoll si përrenjtë e Holtës, i Vërçës, i Grabovës etj. Relievi është shumë i copëtuar. Në pjesët më të larta rritet ahu, pisha dhe më pak dushku ndërsa në viset e ulëta rriten makjet, mreti, shkoza, mareja, etj. Nga bimët bujqësore kultivohen shumë patatja (sidomos rreth Valamarës). Qendrat kryesore të banuara janë Gramshi, Mashani, Kodovjati, Sojniku, etj.

(V.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vërça


[cite]