VËRMIGA
✤ Vendbanim prehistorik i kohës së neolitit në krahinën e Dardanisë, në JP të Prizrenit. Gërmimet janë bërë më 1974-1975. Në shekujt I-IV ishte stacion’ në rrugën Nish-Lezhë. Nga koha antike e vonë dhe mesjeta janë rrënojat e një bazilike paleokristiane dhe të një varreze mesjetare (shek.IX-XIII) pranë saj. Lënda antropologjilte dëshmon se varreza u përkiste banorëve të tipave antropologjikë adriatikë dhe varianteve të tyre adriatike-mesdhetare, karakteristike për popullsinë arbërore.
(H.Sp.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vërmiga
[cite]