VËRRIRI


VËRRIRI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (P), në krahun e majtë të lumit Shkumbin. Është qendër e fshatit të bashkuar që përmbledh edhe fshatrat: Goliku, Baribardhë, Proptishti, Slatina, Zall-Torra. Në Luftën ANÇ banorët e V. morën pjesë gjallërisht. Këshilli NÇ u krijua në mars 1943. Në Slatinë u organizua dhe u zhviliua takimi i sh. Enver Hoxha me Reshit Çollakun, komandantin e Batalionit të Mokrës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957, kurse koop. e bashkuar me të njëjtin emër u krijua më 1972. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore. muze shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vërriri


[cite]