VAJRAT LUBRIFIKUESE


VAJRAT LUBRIFIKUESE
✤ Produkte të naftës që shërbejnë për vajisjen e detaleve metalike që fërkohen. Fitohen kryesisht nga distilimi në boshllëk i mazutit. Për herë të parë janë prodhuar në vend më 1962.

Në vend sot prodhohen V.L. për autotraktorë me motor me karburatorë dhe diezel dhe në sasi më të vogla disa vajra për makineri të lehta për ind. tekstile dhe mekanike. Llojet kryesore janë: V.L. 10 që përdoret kryesisht për vajisjen në kohë të ftohtë (nëntor-prill) të automjeteve dhe të traktorëve me motor me karburator. V.L. 18, që përdoret kryesisht për vajisjen në kohë të ngrohtë dhe V.L. D-14, që përdoret për vajisjen e automjeteve dhe të traktorëve me motor diezel. Me ndërtimin e uzinës së V.L. në Ballsh do të shtohen llojet e vajrave dhe do të përmirësohet cilësia e tyre.

(Sa.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vajrat Lubrifikuese


[cite]