VAJZA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (L), në shpatin VP të malit të Gribës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Ploçë; popullsia gjithsej 1500 banorë. Dëshmohet si vendbanim i hershëm. Në Ploçën e sotme ruhen gjurmët e qytetit ilir Amantia (shih). Janë zbuluar varreza ilire (Brusnjë), të pasura me objekte të ndryshme (armë, zbukurime, enë balte) që i përkasin fundit të epokës së bronzit-fillimit të asaj të hekurit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vajza
[cite]