VALIASI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Kamzës (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjetër, përmendet që në shek.I si pikë kryqëzimi e rrugëve nga fusha e Tiranës në Durrës e Shkodër. Banorët e V. përkrahën lëvizjen antifeudale të Shqipërisë së mesme (1914-15), të udhëhequr nga Haxhi Qamili. Këshilli NÇ u ngrit në qershor 1943. Në korrik 1943 në V. u mblodh Konferenca e Rinisë universitare shqiptare. Sot V. përfshihet në NB «Ylli i Kuq» Kamëz. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e perimeve dhe frutikulturën. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale. Nëntoka ka rezerva të mëdha qymyrguri. Në afërsi të fshatit është ngritur Miniera e qymyrgurit e Valiasit (shih).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Valiasi


[cite]