VALIU
✤ Qeveritar i një vilajeti (shih) në shek. XVI-XVII dhe i një ejaleti në shek.XVIII-XIX në Perandorinë Osmane. Deri në v.30 të shek. XIX tokat shqiptare bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë (shih). V. ishte në ejalet përfaqësuesi më i lartë i pushtetit qendror dhe kryekomandant i forcave të armatosura kur nuk caktohej një tjetër për punët ushtarake në kohë lufte. Këtë post si V. iEjaletit të Rumelisë ezunë më 1802-1803 Ali pashë Tepelena dhe më 1804-1806 Ibrahim pashë Bushatlliu.
Nga vitet 30 të shek.XIX me reformat e Tanzimatit dhe me ndarjen e ejaletit të vjetër të Rumelisë në tri ejalete më të vogla, V. ishte vetëm përfaqësues më i lartë i pushtetit qendror në njërin nga ejaletet. Me krijimin në vitet 1864-1868 të Vilajeteve si njësia më e madhe
administrative V. u vu në krye të secilit prej tyre.
(P.TIl)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Valiu
[cite]