VALLËZON SHQIPËRIA


VALLËZON SHQIPËRIA
✤ Tablo kompozicionale (vaj, 80×80 cm) e piktorit të Popullit Abdurrahim Buza (1971). Përmes figurave lidhur dorë për dore me kostume kombëtare, përfaqësuese të të ..gjithë krahinave të vendit përgjithëson idenë e bashkimit, të unitetit, të forcës dhe të vitalitetit të popullit shqiptar. Forma rrethore e kompozimit dhe punimi i figurave të qarta mbi sfondin e gjelbër krijon përfytyrimin e një luleje që çel. Tabloja është shndërruar në një emblemë të festivaleve folklorike kombëtare dhe të veprimtarive të ndryshme kulturore dhe artistike.

(K.Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallëzon Shqipëria


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "VALLËZON SHQIPËRIA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/vall%c3%abzon-shqip%c3%abria