VALLJA DARDHARE
✤ Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhë i Korçës. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir poshtë ose lart, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me këngë. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit: «25 gërsheta* (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjata dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, një ia thotë, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht «heq këmbën dhe këngën».
(R.Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vallja Dardhare
[cite]