VASHTËMIA


VASHTËMIA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Maliqit (shih). Vendbanim që në neolitin e hershëm përfshihej në kulturën e Maliqit. Para Çlirimit tokat e fshatit përmbyteshin nga ujërat e kënetës dhe 1. të Dunavecit. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Njësiti i fshatit u krijua më 1942. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Sot përfshihet në ndërmarrjet e rritjes së gjedhit. Drejtimi kryesor e ekonomisë është rritja e gjedhit dhe prodhimi i bimëve industriale. V. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi-muze, shtëpi kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale. iffsst

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vashtëmia


[cite]