VEIPI RIZA
✤ Atdhetar, veprimtar i Luftës ANÇ dhe i ndërtimit socialist. Lindi në fshatin Picar të rrethit të Gjirokastrës më 1901. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920. Është arrestuar e torturuar nga regjimi i A.Zogut. U lidh ngushtë që në fillim me Luftën ANÇ dhe i qëndroi hesnik deri në fund, duke luftuar nie trimëri dhe guxim. U ngarkua me detyra të rëndësishme komanduese: komandant i çetës territoriale të Picarit (1942), komandant i batalionit territorial të krahinës së Kardhiqit (1943), komandant i Batalionit Partizan «Asim Zeneli» (1943), zëvendëskomandant i Br. VI S (1944. shih), komandant i Br. IV S të Mbrojtjes së Popullit (1944). Anëtar i PKSH në shtator 1943.
Pas Çlirimit punoi në organet e Punëve të Brendshme në qarkun e Gjirokastrës, dhe me krijimin e kooperativës bujqësore të Picarit (1957) shkoi vullnetarisht për të punuar atje, ku u zgjodb kryetar i saj. Anëtar i plenumit të Komitetit të Partisë të rrethit të Gjirokastrës (1957-1970). Edhe pse i rënduar nga vitet, punon pa u lodhur si aktivist shoqëror.
(P.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Veipi Riza
[cite]