VEKRIA
✤ Fshat në rrethin e Fierit (V), rrëzë kodrave të Ardenicës në anën L, buzë rrugës FierLushnje. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Kallmi i Madh, Kallmi i Vogël, Petovë, Vajkan, popullsia gjithsej 5830. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. KëshilLi NÇ u ngrit më 20.12.1942. Para Çlirimit tokat përmbyteshin nga vërshimet e l.Seman. Pas Çlirimit u ndërtuan argjinatura, u tha këneta e Mbrostarit dhe tokat janë sistemuar me kanale në të gjithë sipërfaqen. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars 1947 dhe u ngrit koop. e parë bujqësore në rrethin e Fierit. Sot është koop. e bashkuar me emrin «V.I.Lenin» dhe bën pjesë në zonën e intensifikuar me përparësi. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe blegtorinë.
V. ka shkcllë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Rrapi në qendër të V. është monument kulture.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vekria
[cite]