VELENXA
✤ Lloj mbulese ose shtrese e dërstilur, e punuar në vegjë me dy lisa. Për endje përdorej fije e trashë leshi deleje, por ka pasur krahina që i punonin edhe me lesh të përzier deleje e dhie. Pas endjes u bëhej një përpunim në dërstilë për t’i ngjeshur dhe për t’u dalë pushi.

Për punimin e V. janë përmendur më shumë krahinat e Shqipërisë JL (Korça, Pogradeci, Kolonja), ku spikat ndërthurja harmonike e ngjyrave dhe e motiveve. Më të njohura janë V. me motivet e quajtura «me simite», «me zhabë», «me xhami», «me disk» etj.

(A.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Velenxa


[cite]