VELESHNJA ZYLYFTAR
✤ (1902-1977). Demokrat revolucionar, luftëtar i vendosur antizogist, një nga komandantët e çetave të para partizane, propagandist i zjarrtë i vijës së PKSH dhe organizator i shquar i masave në Luftën ANÇ dhe ndërtimin e socializmit. Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të FDSH, nënkryetar i Komitetit të Veteranëve të luftës së popullit shqiptar. Hero i Popullit. Lindi në një familje të varfër me tradita atdhetare në fshatin Veleshnjë të Skraparit. Pjesëmarrës në revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924, bashkëpunoi me Asim Vokshin (shih) dhe Riza Cerovën (shih) kundër regjimit antipopullor të A. Zogut dhe mori pjesë në kryengritjen antizogiste të Fierit (1935).
Pas dështimit të kësaj arratiset në Greqi, ku më 1936 pranohet anëtar i PKG. Pushtimi fashist i Shqipërisë e gjeti jashtë shtetit. Me t’u kthyer në atdhe u lidh menjëherë me komunistët dhe Lëvizjen ANÇ, në shërbim të së cilës vuri të gjitha forcat e veta deri në clirimin e plotë të atdheut. Anëtar i PKSH në shkurt 1943. Gjatë Luftës ANÇ, u ngarkua me përgjegjësi të ndryshme: komandat i Cetës Partizane të Skraparit (1942) (shih), nënkomandant i Shtabit të qarkut të Beratit dhe komandant i Batalionit Partizan «Riza Cerova» (1943) (shih), komandant i Grupit Partizan të Skraparit (1944). U shqua si një luftëtar trirn dhe komandant i aftë. Kongresi i Përmetit e zgjodhi anëtar të Këshillit Antifashist NÇ.
Pas Çlirimit, megjithëse invalid i luftës, kreu me ndërgjegje të lartë dhe besnikëri detyra të rëndësishme në ushtri, në organet e pushtetit dhe tauopganizatave të masave:
komandant I qarkut dhe kryetar i gjyqit ushtarak në Berat, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Skraparit, nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të qarkut të Beratit.
Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legj islaturat.
(Dh. J.—P .R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Veleshnja Zylyftar