VELESHNJA


VELESHNJA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në VP të Çorovodës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Grepckë (shih). Në V. ka gjurmë të një vendbanimi të hershëm. V. përmendet në listën e fshatrave që nuk paguan të prapambeturat e taksave të avarizit, sursatit e të bedeli nuzulit për vitet 1669-1670 dhe 1674-1675. Në të kaluarën shumë fshatarë ishin të detyruar të shkonin në mërgim. Më 1914 V. u dogj prej andartëve grekë. V. është vendlindja e Heroit të Popullit Zylyftar Veleshnja (shih). Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. V. bën pjesë në koop. bujqësore të bashkuar Grepckë. Kultivohen drithërat e bukës dhe pemët (kumbulla, mollë, dardhë, qershi etj.). V, ka shkollë 8-vjeçare, muze, ambulancën, njësi tregtare e komunale.

✤ Fshat në rrethin e Beratit (JP), rrëzë Malit të Bardhë buzë përroit të Velabishtit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Molisht, Gjerovan, Palikësht, popullsia gjithsej 2650. V. është fshat i vjetër. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. U çlirua në shtator 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. V. është qendër e koop. së bashkuar «10 Korriku» formuar më 1970. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, bimëve industriale e frutave. V. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Veleshnja


[cite]