VENOMET
✤ E drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit osman kjo e drejtë kishte qenë e kristalizuar edhe në kanune të veçanta si ai i Lekës, i Skënderbeut etj. Gjatë pushtimit osman V. u mhajtën në disa vatra të qëndresës shqiptare si_ në krahinën e Himarës, në krahinat malore në V dhe në J të l.Drin dhe në krahinën e Malësisë së madhe. V. i kundërviheshin ligjshmërisë dhe administratës osmane, e eila detyrohej t’i pranonte ato, duke i quajtur si privilegje të veçanta që u jepeshin disa krahinave. V. iu njohën krahinës së ITimarës nga sulltan Bajaziti II qysh më 1492 me një marrëveshje, sipas së cilës krahina qeverisej në bazë të V. të saj kundrejt një detyrimi vjetor. V. u shtrinë edhe në krahinat e tjera të qëndresës shqiptare.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Venomet


[cite]