VERA
✤ Pije alkoolike që nxirret nga fermentimi alkoolik i lëngjeve të frutave të ëmbla.

V. e rruskit nxirret nga fermentimi alkoolik i mushtit të rrushit. Klasifikohet sipas ngjyrës në V. të bardhë, të kuqe dhe të trëndafiltë, sipas shijes në V. të thatë, të ëmbël, shkumëzuese, të aromatizuar. Pas përfundimit të fermentimit V. ruhet në enë druri, vaska, enë metalike etj. ku kryhen plotësime, ndarje nga llumrat, përzierje etj. Para ambalazhimit në shishe bëhet kthjellimi i V. me filtrim dhe kollaritje. Përpunimi termik me ftohje ose me ngrohje i rrit shumë qëndrueshmërinë dhe përmirëson cilësitë organoleptike. V. e rrushit kur përdoret në sasi të vogël (0.3 deri 0.5 litra në ditë) është pije tryeze e shëndetshme.

Ind. e verës (shih) prodhon V. rrushi të llojeve të naryshme me tri cilësi (sipas gradës alkoolike) e eila tregtohet e ambalazhuar në shishe. Prodhohen mbi 20 lloje V. të thata, 7 lloje V. të ëmbla natyrore, 2 lloje V. shkumëzuese. Të njohura janë veçanërisht disa lleje V. të prodhuara nga rrush vendi si «Vera Kallmet» (shih), Vera «Vlosh» (shih), Vera «Shesh» (shih), V. e ëmbël natyrore «Rozafa» si dhe V. e tipit «Merlot», «Debin» «Riesling», «Kabernet», një pjesë e madhe e të cilave eksportohen, njihen në tregjet ndërkombëtare dhe kanë fituar çmime të ndryshme në konkurset ndërkombëtare të degustimit.

V. e frutave nxirret nga fermentimi alkoolik i lëngjeve të frutave me shtesa sheqeri dhe uji. Për rritjen e gradës alkoolike i shtohet alkool etilik i rektifikuar. Ind. e verës prodhon V. nga molla, e cila tregtohet e ambalazhuar në shishe me emërtimin «Dasara».

(V.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vera


[cite]