VERA VLOSH


VERA VLOSH
✤ Verë e kuqe e prodhuar nga rrushi Vlosh, i përhapur në vreshtat e zonës së Vlorës (rreth liqenit të Nartës), Himarës, Delvinës, Fierit, Lushnjes.

Fermentimi alkoolik i mushtit bëhet për 5-7 ditë në prani të bërsisë. V.V. ka përmbajtje të lartë alkooli etiiik, mbi 12,5% (në vëllim), aciditet të përgjithshëm të shprehur në acid tartrik rreth 6 g/1, lëndë tanike 2,7 g/1, ekstrakt të përgjithshëm rreth 27 g/1, intensitet ngjyrues të ulët 0,30. Vlerësohet si verë efortë me shije të theksuar tanike. Gjatë vjetërimit ngjyra i ndryshon në çokollatë dhe merr aromë pjepri. Është shumë e përshtatshme për përzierje në prodhimin e llojeve të verës për përdorim të shpejtë. (V.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vera Vlosh


[cite]