VERA KALLMET


VERA KALLMET
✤ Verë e kuqe e prodhuar nga rrushi Kallmet (Gjashtore, Zadrimore) me prejardhje të lashtë vendi. Vatrat e lashta të kultivimit të këtij lloj rrushi janë zonat kodrinore të Lezhës, Zadriinës, Shkodrës, si dhe zonat rreth liqenit të Shkodrës. Njihet edhe në mjaft vende, ku është përhapur që në mesjetë (Hungari, Dalmaci) nëpërmjet fidaneve shqiptare.

Fermentimi alkoolik i mushtit bëhet për 4-5 ditë në prani të bërsisë. V.K. përmban alkool rreth 12% (në vëllim), ka aciditet të përgjithshëm të shprehur në acid tartrik rreth 6,5 g/1, lëndë tanike rreth 2 g/1, ekstrakt të përgjithshëm rreth 25 g/J, intensitet ngjyrues mbi mesataren 0.5. Ka ciiësi organoleptike të holla, të cilat gjatë vjetrimit përmirësohen në mënyrë të theksuar dhe vera fiton shije më të këndshme e më të butë. Cilësitë e larta të V.K. janë vlerësuar me disa medalje ari në konkurset ndërkombëtare. Është eksportuar që në mesjetë.

(V.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vera Kallmet


[cite]