VERA SHESH
✤ Verë e bardhë ose e kuqe, e prodhuar nga rrushi Shesh i Bardhë dhe Shesh i Zi, me prejardhje nga fshati Shesh pranë Ndroqit.
V.Sh. e bardhë prodhohet nga fermentimi i mushtit sipas teknologjisë së prodhimit të verërave të bardha. Pas përfundimit të fermentimit dhe trajtimeve të nevojshme për kthjellim, vera ka ngjyrë të verdhë-ari. Ka përmbajtje në alkool etilik rreth 11% (në vëllim), aciditet të përgjithshëm të shprehur në acid tartrik rreth 6.5 g/1, lëndë tanike rreth 0.3 g/1, ekstrakt të përgjithshëm rreth 22 g/1. Vlerësohet si verë e lehtë me aromë asnjanëse, me shije acide.
V. Sh. e kuqe prodhohet nga fermentimi alkoolik i mushtit në prani të bërsisë për një kohë prej 4-6 ditë. Ka përmbajtje në alkool etilik rreth 12% (në vëllim), aeiditet të përgjithshëm të shprehur në acid tartrik rreth 6 g/1, lëndë tanike rreth 2,2 g/1, ekstrakt të përgjithshëm rreth 24 g/1, intensitet ngjyrues mbi mesataren 0.54. Vlerësohet si verë tipike e zonës së ngrohtë me aromë asnjanëse e me shije pak acide. (V.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vera Shesh