VITAMINAT
✤ Lëndë organike të domosdoshme për veprimtarinë jetësore të njeriut e të kafshëve, të cilat merren në sasi të vogla, kryesisht ato merren nga perimet e freskëta, një pjesë edhe nga frutat si edhe ‘nëpërmjet ushqimeve të ndryshme, ose të përpunuara në trajtë të gatshme V, janë përbërëse të ushqimit dhe një klasë e veçantë lëndësh, gjithashtu nuk janë lëndë energjetike, prej tyre organizmi nuk përfiton kalori. Pamjaftueshmëria ose mungesa e V. në ushqim shkakton sëmundje karakteristike (hypo ’ ose avitaminoza) tipike për çdo vitaminë dhe në shumë sëmundje rëndohet ecuria e tyre. .Në disa gjendje fizioiogjike si shtatzania, periudha e gjirit (për nënat) dhe periudha e rritjes (për fëmijë.t) nevojat për V. rriten. Për procese pune (si për minatorët, shoferët, pilotët etj.) ose kur përdoren disa medikamente (antibiotikë etj.) duhen marrë gjithashtu sasi shtojcë V., e gjithashtu në mjekimin e shumë sëmundjeve.
(Gj.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vitaminat
[cite]