VOKSHI ASIM


VOKSHI ASIM
✤ (1909-1937). Luftëtar i vendosur komunist, antizogist e antifashist; pjesëmarrës i dalluar në . Luftën e Spanjës. Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë.

Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgeeaj, të mesmen e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin, përqafoi idetë komuniste dhe luftoi për vënien e tyre në jetë me vendosmëri.

Në vitet 30-të zhvilloi veprimtari të gjerë aktive: krijoi grupin kcmunist në ushtri me oficerë të rinj, mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit (shih) më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Në bashkëpunim me Vasil Shanton e të tjerë më 1936 nxori revistën demokratike A3C (shih). A.V. s’nkoi vullnetar në Luftën e Spanjës dhe u rreshtua në Brigadat vullhetare Ndërkombëtare. Ra heroikis’nt duke luftuar në Frontin e Ebros, në krye të repartit garibaldin që komandonte.

(P.U.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vokshi Asim


[cite]