VOLEJBOLLI


VOLEJBOLLI
✤ Lojë sportive me dy skuadra nga 6 lojtarë që rrinë në të dy anët e një rrjete të ndarë dhe gjuajnë me dorë topin mbi rrjetë drejt fushës së palës kundërshtare, duke u përpjekur të mos e lënë të bjerë përdhe. Fusha është 18×9 m e ndarë në mes, rrjeta e gjatë 9,5 m, e gjerë 1 m dhe në lartësi 2.24 m për meshkuj e 2.23 m për femra. Në Shqipëri ka filluar të ushtrohet në shkollat e Tiranës e të disa qyteteve kryesore që më 1923. Pas Çlirimit mori formë të organizuar, hyn në programet e edukimit fizik të të gjitha shkollave. Sot gjithë klubet sportive kanë ekipe të V., zhvillohet çdo vit kampionati kombëtar, Kupa e Republikës dhe kupa me raste jubilare. Më 1946 u bë kampionati i parë kombëtar për meshkuj e për femra. Veprimtaritë drejtohen nga Federata e lojërave me dorë. Skuadrat shqiptare marrin pjesë në kampionatet ballkanike (që më 1946), evropiane (që më 1955) e botërore (që më 1962) dhe në kupën e kampioneve të Evropës (që më Ndeshje e skuadrave «17 Nëntori* — «Dinamo» 1961), Më 1947 u bë në Tiranë kampionati ballkanik dhe i Evropës Qendrore. Ekipet e «Dinamos» kanë arritur katërshen finaliste të Evropës (1972).

(Th.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Volejbolli


[cite]