VOSKOPI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (P). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Polenës (shih). Fshat i vjetër. Në J të tij, në kodrën e Zadrishtes, ka qenë një qendër qytetare, gjurmët e së cilës ndiqen që nga antikiteti i vonë. U dogj në fund të shek.XIV nga pushtuesit osmanë. Në luftën për liri e pavarësi shumë fshatarë kanë marrë pjesë në çetën e Themistokli Gërmenjit. Gjatë Luftës ANÇ kanë rënë në fushën e betejës mjaft dëshmorë. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor

Njësiti gueril i fshatit u krijua në fund të v.1942, dhe në shtator 1943 u përfshi në batalionin e Rrëzës. Fshati është djegur dhe plaçkitur 5 herë nga pushtuesit nazifashistë, që masakruan popullsinë duke shkaktuar 41 viktima. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit. Kultivohet rrushi dhe rritet lopa. V. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Voskopi


[cite]