VRAPI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Shpat i Sipërm dhe Shënkoll, popullsia gjithsej 1750 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i përmendur për punimet e qeramikës. Këtu është zbuluar Thesari i Vrapit (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe pemëtarinë. V. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vrapi
[cite]