VRESHTASI


VRESHTASI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në JL. të qendrës, në anën e majtë të luginës së Shkumbinit. Është ndarë më 1.1.1981 nga Hajdarami si fshat i veçantë. Në maj 1962 V. e vizitoi shoku Enver Hoxha. Sipas porosisë së tij është zgjeruar masivi me vreshta dhe ullishta, që është ndër më të mëdhenjtë të rrethit të Elbasanit dhe që përbën ekonominë kryesore të fshatit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vreshtasi


[cite]