VRETO JANI
✤ (1822-1900). Atdhetar dhe mendimtar shquar i Rilindjes Kombëtare. Kreu shkollën «Zosimea» të Janinës. Më 1854 u vendos në Stamboll. Që më 1864 mon pjesë së bashku me I.Qemalin, H.Tahsinin, K. Kristoforidhin, P.Vasën etj. në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për hotimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Dha ndihmesë për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit. J.V. hartoi Kanonizmën e «Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip», Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit u dërgua për të organizuar degë të shoqatës në Rumani dhe Egjipt. Në Bukuresht J.V. organizoi botimin e veprave të rilindësve në shtypshkronjën që e drejtonte vetë.
J.V. shkroi një varg veprash e artikujsh: «Apologjia» (1878), «Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës» (1883), «Mirëvetija» (1886). Në këto vepra, e sidomos në «Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës» ai u kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve filozofike që i zgjidhi përgjithësisht në frymën e iluminizmit. Filozofinë ai e konsideronte si degën më të rëndësishme të dijeve njerëzore, por botëkuptimi filozofik i tij ishte dualist. J.V. prirjet e tij filozofike materialiste i mbështeste në parimin se «nga të paqenët nuk mund të bëhet gjë dhe të qenët nuk mund të bëhet të paqenë kurrë», Por ngaqë nuk kishte një ide të qartë për ligjet objektive të natyrës, J.V. kalonte në pozitat e idealizmit, duke pohuar se krahas botës materiale ekziston dhe «mendja e madhe» jolëndore, që vendos ligjet në natyrë.
J.V. kishte bindje të thella në përparimin e shkencave dhe në rolin e tyre të madh për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Shkencat, sipas tij, zbulojnë ligjet, shkaqet e lindjes e të zhvillimit të sendeve, ato duhet «të gjejnëpsenë dhe qyshjen®.
Gjithashtu, ai u kushtoi një vëmendje të madhe problemeve të zhvillimit shoqëror. Ai ka dhënë mjaft mendime interesante mbi moralin, fenë, jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinës së tij mbi moralin, që parashtrohet në veprën e tij «Mirëvetija* është fryma demokratike, përparimtare dhe lidhfa e ngushtë e moralit me detyrat e lëvizjes për çlirimin kombëtar.
J.V., megjithëse nuk ishte ateist, duke u nisur nga dëmi i madh që i sillnin fetë e ndryshme çështjes kombëtare të popullit shqiptar, mbajti ndaj tyre një qëndrim kritik. Në përputhje me pikëpamjet e veta iluministe, J.V. mendonte se në atë kohë veprimtaria për shkrimin e gjuhës shqipe, për çeljen e shkollave shqipe, për përhapjen e diturisë për gjuhën shqipe ishte mjet i rëndësishëm i luftës së popullit për liri e pavarësi.
(A.U.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vreto Jani