VRINA
✤ Fshat në J të rrethit të Sarandës, në fushën me të njëjtin emër, në anën e djathtë të rrjedhjes së ulët të l.Pavlla. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mursi, Shksllë dhe Xarrë (shih). Popullsia gjithsej 6500. Fusha e V. në të kaluarën pjesërisht përmbytej nga 1. Pavlla e pjesërisht ishte e mbuluar me shkurre e pyje të degraduara. Pas Çlirimit ajo u shpyllëzua, u bonifikua dhe u sistemua plotësisht. Për ujitjen e saj u ndërtua ujëmbledhësi i madhi Bezhanit me aftësi ujitëse 2000 ha dhe dhjetra kanale ujitëse e vepra arti. Sot fusha e V. është kthyer në një nga më [të begatshmet e vendit.
V. është NB me drejtim kryesor drithërat e bukës, kultivohen edhe bimët industriale (luledielli), agrumet, ullinjtë e drurë të tjerë frutorë. Rëndësi ka edhe blegtoria. NB e V. është një ekonomi e përparuar. Dallohet për rendimente të larta të drithërave të hukës. V. ka shkolië 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, shtëpi-muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vrina
[cite]