VRIONI
✤ Mehmet Ali

(1842-1893). Atdhetar, personalitet politik i Rilindjes Kombëtare. Në kohën e krizës lindore (18751881) u lidh me Abdyl Frashërin dhe u bë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ishte anëtar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua në maj 1877 dhe i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare (dhjetor 1877). Shoqëroi Abdyl Frashërin në bisedimet që u zhvilluan me përfaqësuesit e Athinës në korrik dhe dhjetor 1877 për lidhjen e një aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke. Gjaië viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë anëtar i këshillit të përgjithshëm të saj. Mori pjesë në misionin diplomatik që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha, në pranverën e vitit 1879, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Pas shtypjes të Lidhjes së Prizrenit u burgos për disa kohë. Akti i fundit që dihet për veprimtarinë e tij patriotike është një memorandum i vitit 1890 që mban nënshkrimin e tij dhe të Abdyl Frashërit.

(D.Me.-K. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vrioni


[cite]