VULLKANIZMI PALEOZOIK
✤ Vullkanizëm që është zhvilluar gjatë ordovikianit, silurianit e devonianit, kryesisht në zonën e Korabit. Ka qenë nënujor dhe pjesërisht tokësor. Si pasojë e tij janë formuar shkëmbinj efuzivë, bazikë deri në mesataro-acidë. Janë formuar edhe shkëmbinj piroklastikë acidë të tipit ignimbrit në mbarim të silurianit, kryesisht në krahinën e Shishtavecit. Lloje shkëmbinjsh të formuar nga V.P. në zonën e Korabit janë diabazi shpesh me titanaugjit, albitofiri dhe ignimbritet, me përbërje kalciumalkalinore dhe më pak kalium-alkalinore. Në ta takohen shfaqje xeherorësh polimetalorë, të bakrit dhe të hekurit.
(I.Tu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vullkanizmi Paleozoik
[cite]