XEHERORËT E NIKELIT


XEHERORËT E NIKELIT
✤ Agregate minerale natyrore, që pëmbajnë nikel në sasi me vlerë ekonomike. Rëndësi praktike për nxjerrjen e nikelit kanë xeherorët sulfure me prejardhje magmatike dhe xeherorët e hekur-nikelit siiikat me prejardhje laterite. Në Shqipëri nikeli nxirret kryesisht nga këta të fundit, ndërsa xeherori sulfur i nikelit ende nuk shfrytëzohet, por kushtet gjeologjike dhe perspektivat e gjetjes së tij janë të qarta.

Neherorët e hekur-nikelit dhe të nikelit silikat të kores së tjetërimit ose të lateriteve janë mjaft të përhapur në Zonën e Mirditës, në brezin L të shkëmbinjve ultrabazikë, si në krahinën e Kukësit (Trull, Surroj, Mamez, Gjinaj, Domën, Myç etj), të Lurës (Nome, Drobaj, Vlaskaj, Lajthizë etj), të Librazhdit (Bushtricës, Skroskë, Përrenjas, Xhumagë, Liqeni i Kuq), Pogradecit (Guri i Kuq, Çervenakë), Korçës (Bitinckë, Kapështicë) etj. Përmbajtja e nikelit në xeherorët lëkundet nga 0.4-2%, mesatarisht 1,1-1,2%. Ato përmbajnë edhe rreth 0,04% kobalt, 13-18% okside hekuri, 1,2-2% okside kromi si dhe 32-36% silicë.

(B.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xeherorët E Nikelit


[cite]