XEHERORËT POLIMETALORË
✤ Agregate minerale natyrore, që përmbajnë disa metale në sasi me vlerë ekonomike. Përbëhen zakonisht nga grumbullime të mineraleve të plumbit (galenit, PbS), zinkut (sfalerit, ZnS) e bakrit (kalkopirit, kalkozinë, bornit etj), të bashkëshoqëruar nga minerale të argjendit, arsenikut etj. Shumica e vendburimeve të X. P. janë me origjinë hidrotermale dhe sedimentare. Në Shqipëri janë gjetur X. P. në Zonën e Gashit, në shkëmbinjtë magmatikë efuzivë e intruzivë, në Zonën e Korabit e në Vermosh kryesisht në rreshpet fili
tike paleozoike. Nga këta xeherorë mund të nxirren metale si plumb, zink, bakër, ar, argjend etj., prandaj po zhvillohen punime për gjetjen e vlerësimin e tyre në vendin tonë.
(F. Be,)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xeherorët Polimetalorë
[cite]