XHAMBALLO PANO
✤ (1916-1944). Veprimtar i vendosur e luftëtar trim i Luftës ANÇ. Lindi në Sheper të Zagorisë. U lidh me komunistët në Tiranë dhe nën ndikimin e tyre u bë një antifashist i vendosur. Së bashku me Asim Zenelin (shih) braktisi radhët e ushtrisë kuislinge (1943) dhe u hodh në rreshta’t partizane ku u ngarkua me detyra të ndryshme: komandant i çetës «Koto Hoxhi», më pas komandant batalioni e grupi partizan. Mori pjesë në shumë aksione e luftime si në ato që u zhvilluan në Libohovë, në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë e në Sarandë. Me krijimin e Br. IV S Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ e caktoi zëvendëskomandant të saj. U dallua kudo si një kuadër i vendosur, kurdoherë qëndroi në lartësinë e detyrave luftarake. Anëtar i PKSH në vitin 1943. Ra në Fushë Vjerdh të Mirditës nga plumbat e tradhtarëve që u kishin zënë pritë forcave partizane të Br. IV S, më 1.9.1944.
(M. I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhamballo Pano
[cite]