XHAMIA E MURADIES
✤ VLORË. Sipas një mbishkrimi ka përfunduar së ndërtuari më 1542. Mendohet se nisi të ngrihej prej arkitektit me origjinë shqiptare Mimar Sinani i Madh, në kohën e qëndrimit të Sulltan Sulejmanit në Vlorë për përgatitjen e ekspeditës detare kundër Italisë. Xhamia përbëhej nga salla e lutjeve e mbuluar me kupolë, nga hajati përpara hyrjes dhe minarja në të djathtë të saj. Hajati i hapur me harkadë mbi kolona guri s&t mungon. Porta në anën V e mbuluar me hark të shtrirë paraprihet nga një portal. Dallohet për shpërndarjen harmonike të dritareve të vendosura në tri radhë, në fasada, për teknikën e lartë të ndërtimit, për efektet dekorative të muraturës me ndërthurje të radhëve të gurëve në breza e tulla, për nivelin e lartë artistik të dekoracionit të zbatuar në minare, portal dhe në elementë të tjerë arkitektonikë. Sot funksionon si muze i arkitekturës së rrethit të Vlorës.
(GJ F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhamia E Muradies
[cite]