XHAMIA E PLUMBIT
✤ SHKODËR. Ndodhet në lagjen mesjetare të Tabakëve, njihet edhe si xhamia e Mehmet pashë Plakut. U ndërtua nga Bushatllinjtë më 1774, . sipas tipave të xhamive të Stambollit dhe të qyteteve të tjera të mëdha, në shekujt e lulëzimit të Perandorisë , Osmane. Qendrën e kompozimit e përbën salla e .lutjeve (9,15×9,15m) e mbuluar me kupolë mbi një tambur të lartë, së cilës i bashkëngjiten mikrabi në anën J, I mbuluar me një çerek sfere, dy portikë të hapur në anët L dhe P, si dhe oborri i mbyllur në anën V, i qarkuar nga një hajat që hap ndaj tij një harkadë elegante me kolona monolite të kurorëzuara me .kapitele të gdhendura. Në pamjen e jashtme shquhen për larminë dhe dinamizmin e vëllimeve kupolat e shumta të hajatit të oborrit, arkadat anësore dhe kupola qendrore mbi tambur të lartë, me një kalim të natyrshëm të siluetit hborr-sallë-minare. Përpunimi dekorativ i elementeve (kolona, harqe) dhe aftësitë konstruktive të mjeshtrave ia rritin vlerat monumentit.
(Gj. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhamia E Plumbit
[cite]