XHANI MITRO
✤ (1916-1944). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Piqeras të Sarandës. Punoi si punëtor ngarkimi anijesh. Në radhët e ushtrisë së vjetër shqiptare, ku kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak, u lidh me elementë komunistë dhe u dallua si antifashist i flaktë. U hodh në rreshtat partizane në Pezë (1942) e më pas shkoi në vendlindje, ku përhapi me guxim fjalën e Partisë.
Partizan në radhët e çetës «Hajredin Tremishti» që me formimin e saj (1942). Anëtar i PKSH më 1942. Zëvëndëskomisar batalioni në Brigadën VI S (1944), u dallua për trimëri në shumë beteja. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve në Dukaj të Tepelenës, më 25.7.1944.
(F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhani Mitro
[cite]