XHOKA
✤ Veshje e siperme për gra e Qurra prej shajaku të bardhë ose të zi, e hapur përpara, prej pëlhure. Xh. qepej dhe zbukurohej me gajtan të bardhë, të zi ose me ngjyra të tjera, me motive që ndryshonin nga një zonë në tjetrën; ndër Xh. më interesante përmenden zhguni i grave të Shoshit (rr. i Shkodrës), xhupa e grave të Prellit (rr. i Matit), dollama e burrave të Mirditës, xhoka e Malësisë së Tiranës, guna me rrëke e Myzeqesë etj. Janë përdorur edhe emra të tjerë krahinorë për të gjaheng (Mirditë), pec, nemte e nipte (Mat), cibun (Fushë e Korcës), qash (Dibër).
(A.Gj.)
✤ (1924). Gazetë politike, letrare dhe ekonomike, organ i Shoqërisë demokratike «Xhoka» dhe i Partisë Radikale Demokratike para dhe gjatë Revolueionit të Qershorit 1924. Numri i parë doli më 22.11.1923 e vijoi deri në nr. 11. Gazeta përkrahu një formë qeverisjeje demokratike, të përcaktuar nga një Asamble Kushtetuese; mori pjesë gjallërisht në propagandimin e zgjedhjeve të dhjetorit 1923 për Asamblenë Kushtetuese, duke luftuar për «një sigurim konstitucional kundër diktaturizmës së Zogut». Gjatë Revolucionit demokratiko-horgjez përkrahu qeverinë e Fan Nolit, duke e mbrojtur nga sulmet e armiqve revolucionin dhe bënte thirrje për të përballuar rrezikun që i vinte atij dhe vendit nga forcat zogiste, të cilat po përgatiteshin në Jugosllavi për kundërrevolucion.
(P. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhoka