XHONTURQIT


XHONTURQIT
✤ (Turqit e rinj). Përfaqësues të lëvizjes kombëtare borgjeze turke që bënin pjesë në partinë «Bashkim e Përparim» («Ittihad ve Terakki»). Komiteti i parë xhonturk u formua në Stamboll, në mënyrë të fshehtë, nga studentët e shkollës ushtarake mjekësore midis të cilëve ishte edhe shaiptari Ibrahim Temo (shih). Pas shpërndarjes së tij nga qeveria e sulltanit qendra kryesore e lëvizjes u krijua në Paris. Xhonturqit ishin përkrahës të një monarkie kushtetuese, mbronin tërësinë e Perandorisë Osmane dhe kundërshtonin autonominë e popujve të shtypur.

Disa nga atdhetarët shqiptarë si I. Temoja,

Qemali, D. Hima, H. Ohri etj., duke shpresuar se me përmbysjen e regjimit të Abdyl I-Iamitit do të krijoheshin kushte më të mira për të siguruar autonominë e Shqipërisë, morën pjesë, qysh në fillim, në lëvizjen xhonturke, ku luftuan kundër prirjeve shoviniste të komitetit «Bashkim e Përparim». Por shumica e qarqeve patriotike shqiptare mbajtën ende në periudhën e parë të lëvizjes xhonturke, një qëndrim opozitar ndaj partisë «Bashkim e Përparim».

Orientimi i xhonturqve në Kongresin e Parisit të vitit 1907 drejt kryengritjes së armatosur dhe premtimet që u bënë popujve të shtypur për t’u dhënë lirinë, barazinë dhe drejtësinë, u siguruan atyre përkrahjen e qarqeve politike të kombeve të ndryshme të Perandorisë. Rëndësi të madhe në fitoren e revolucionit xhonturk, që filloi me kryengritjen e reparteve ushtarake të Resnjës më 3 korrik 1908, pati bashkimi me të i komiteteve «Për lirinë e Shqipërisë», i çetave të armatosura, i reparteve ushtarake të përbëra nga shqiptarë dhe i mijëra kosovarëve të mbledhur në Ferizaj (shih: Kuvendi i Ferizajt). Kur në vilajetet e Turqisë evropiane pushteti kaloi në duart e xhonturqve sulltani u cletyrua të shpallte më 23-24 korrik Kushtetutën.

Pas ardhjes në fuqi Xh. nuk i mbajtën premtimet që u kishin dhënë shqiptarëve (si dhe popujve të tjerë të shtypur). Kontradiktat shqiptaro-xhonturke çuan në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe shthurrjen e mëtejshme të vetë Perandorisë Osmane.

(K.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhonturqit


[cite]